Ish-ministri i Brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski se po transferon shuma të mëdha parash në një bankë në Republikën Ceke.

Sipas Boshkovskit, kryeministri maqedonas po i transporton paratë me avionë të kompanisë së fluturimeve “Ceh Airlines”.

Boshkovski ka theksuar se në këtë operacion, Gruevski ndihmohet nga kreu i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, i cili është njëkohësisht djali i dajës i kryeministrit.

Gjithashtu, ish-ministri i Brendshëm akuzon kreun e qeverisë se ka blerë për nënën e tij një apartament luksoz në një nga lagjet elitë të Pragës.

Më tej Boshkovski ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, me ekspertë vendas dhe të huaj, për të kontrolluar këtë xhiro parash.

Top Channel