Betlehem, regjistrohet rekord pelegrinësh

25/12/2010 12:50

Në Betlehem u regjistrua numri më i lartë i pelegrinëve të krishterë në dhjetë vitet e fundit, bënë të ditura mediat ndërkombëtare gjatë mesditës.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë, të cilët mbrojnë vendin e shenjtë dhe koordinojnë lëvizjet në Bregun Perëndimor, njoftuan se 100 mijë pelegrinë mbërritën në 2010-n, krahasuar me gjysmën e kësaj shifre një vit më parë.

Sipas zyrtarëve, të cilët folën me kushtin e anonamatit, pasi si ushtarakë nuk lejohet të flasin me mediat, kjo është Krishtlindja më e gëzueshme dhe e festuar në Betlehem në të paktën një dekadë.

Betlehemi është një vend i shenjtë për të gjithë të krishterët në botë, pasi ai konsiderohet si vendlindja e Jezu Krishtit. Ndërsa, kristianët u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në Irak, nga kërcënimet e Al-Qaeda për sulme terroriste mbi kishat e vendit. Nga 600 mijë deri në 1,4 milion të krishterë, sipas statistikave të paqarta, besohet se jetojnë në vendin e drejtuar dikur prej Sadam Hussein.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta