Vjen Big Brother

24/12/2010 20:25

Big Brother Albania, nis më 25 dhjetor edicionin e tij të katërt.
Persona të panjohur me njëri-tjetrin, por sigurisht edhe për publikun,
do të nisin bashkëjetesën, të vëzhguar 24 orë në 24 nga Vëllai i Madh,
nën rregullat e tij.

Për të katërtin vit radhazi, prezantuese e mbrëmjes së spektaklit Arbana Osmani: “Big Brother sjell një sërë elementësh të ri siç janë shtëpia e re dhe studio e re. Gjithashtu do të vijmë në ditë festash, më 25 dhjetor dhe më 1 janar do të jemi live.”

Rezart Aga, autor i Big Brother Albania, flet për një edicion ndryshe, me një skemë të re: “Do të ketë një ndryshim në skemë. Nuk do të jetë ajo skemë e mëparshme me të cilën konkurrentët janë mësuar”.

Aventurë e re nga njerëz që përfaqësojnë shoqërinë tonë, në një format televiziv, që u ndryshon jetët.

Mbrëmja e spektaklit do të jetë të shtunave në Top Channel në 20.45, përmbledhja ditore nga e hëna në të shtunë pasditeve, Fan Club me Eno Popin çdo të diel. Për ata që nuk duan të humbin asgjë, Big Brother do të transmetohet 24 orë në 24 në kanalet e Digitalb HD1 dhe HD2.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta