Personat me aftësi të kufizuar

24/12/2010 16:20

Personat me aftësi të kufizuar, paraplegjike tetraplegjike, të verbrit ata që nuk dëgjojnë i bëjnë thirrje qeverisë të ndërmarrë dy reforma të rëndësishme si përsa i përket mënyrës së pagesës së tyre, por edhe mirëpërcaktimit të kritereve të cilët persona të quhen me aftësi të kufizuar pasi shumë prej tyre kanë hyrë në skemë në mënyrë abuzive duke përfituar nga pagesat e personave që e meritojnë atë.

“Asnjë nga këto reforma nuk mund të bëhet siç duhet nëse bëhen pa ne. Qeveria në muajin gusht ka marrë një vendim ku pagesa për ne nuk indeksohet duke iu referuar pagës minimale, por inflacionit që do të thotë se rritja do të jetë zero”, është shprehur Sinan Tafaj, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Të mbledhur në asamblenë e dytë të Këshillit të Personave me aftësi të kufizuara këto kategori i kërkojnë qeverisë ministrit të Punës të mos i sorollasin për të mos krijuar me konflikte siç ndodhi me ta një vit më parë kur të verbrit u nëpërkëmb para kryeministrisë. Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë që çdo vendim që merret për ta të jenë të përfaqësuar në mënyrë që të mos u shkelet asnjë e drejtë e që u takon.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta