Krishlindjet, Janullatos uron besimtarët

24/12/2010 19:45

Në vigjilje të Krishtilindjeve, sonte besimtarët e krishterë do të presin lindjen e Krishtit në ceremoni të shenjta që do të organizohen në kisha.

Me këtë rast kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastan Janullatos uroi të gjithë besimtarët shqiptarë.

“Në këto Krishlindje le të lutemi që shpëtimtari ynë të na falë diçka nga pafajësia e urtë dhe dlirësia e tij e patrembur! Të na dhuroi pastërti në qëllimet, në shtysat, në veprimet tona! Të na ndriçojë me fuqinë e së vërtetës së tij, të rezistojmë me forcë nga çdo formë korrupsioni të jashtëm apo të brendshëm! Krishtlindje të bekuara! Vit i Ri qoftë i mbushur me dritë dhe shpresë”, uroi Janullatos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta