Koalicioni i ri qeveritar në Kosovë varet nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet i burgosur në gjykatën e Hagës.

Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Koha Ditore” në numrin e sotëm të saj.

Sipas gazetës, kryeministri në ikje Hashim Thaci, i cili mund të vazhdojë të jetë në këtë post, po kërkon të formojë koalicion edhe me AAK-në, me qëllim krijimin e një qeverie sa më të qendrueshme, pjesë e të cilës mund të jetë edhe AKR-ja e Behxhet Pacollit.

Sipas burimit, kontaktet mes drejtuesve të PDK-së me ata të AAK-së nuk kanë munguar.

Por AAK nuk është e gatshme të hyjë në koalicion pa pasur më parë miratimin nga Ramush Haradinaj.

Top Channel