Kakavi, fluks në ikje

24/12/2010 15:50

Heqja e vizave ka ndryshuar kahun e fluksit të lëvizjes në kufirin me Greqinë. Ndërsa vitet e kaluara në prag festash ishin me shumicë absolute ata që ktheheshin në Shqipëri këtë vit ka ndodhur e kundërta.

Prej mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ikën në Greqi 3 mijë persona dhe 1 mijë automjete.

Në orët e para është krjuar një rradhë rreth 1,5 km në anën shqiptare të kufirit për shkak të fluksit të mënjehershëm.

Hapja e shumë sporteleve bëri të mundur kalimin e shpejtë të fluksit të parë.

Qytetarët që po i drejtohen Greqisë udhëtojnë në 80% të rasteve vetëm me pasaportë biometrike, ndërsa ritmi i kthimeve pas, prej autoriteteve greke është tashmë mjaft i ulët ne krahasim me ditët e mëparshme.

Autoritetet sugjerojnë që qytetarët të përdorin edhe orare të tjera për lëvizje si orët e mesditës dhe pasdites në mënyrë që koha e përpunimit të dokumentacionit të jetë më e shkurtër.

Edhe pala greke ka punuar me kapacitet maksimal sportelesh, ndërsa fluksi në hyrje për në Shqipëri ka qenë rreth 1000 shtetas një shifër mjaft më e ulët krahasimisht me vitetet e kaluara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta