Hetimi, ndërpritet seanca, mblidhen palët

24/12/2010 00:45

Ndërpritet për disa minuta për t’u dhënë kohë përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, anëtarë të Komisionit të ligjeve që të diskutojnë mbi arritjen e një konsensusi për ngritjen e komisionit hetimor zgjedhor.

Relatori i opozitës për ngritjen e komisionit hetimor, Fatmir Xhafa kërkoi që të mblidhet ekspertët përkatës nga të dyja palët për të parë mundësinë nëse mund të arrihet një akord përsa i përket formulimit të hetimit.

“Meqenëse kryeministri shprehu gatishmërinë për të arritur një konsensus, propozoj për ta diskutuar, nëse ju e shihni të arsyeshme që dy nga ne dhe dy nga PD të diskutojmë nëse biem dakort për riformulimin e çështjes së parë”, tha Xhafa.

Pas fjalës së zotit Xhafa, kryetarja Topalli ndërpreu senacën për t’i lënë disa minuta kohë takimit të palëve.

Top Channel