“Shqipëria, një imazh më të mirë”

24/12/2010 15:45

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në pritjen tradicionale të fundvitit me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile që kanë diplomacinë në fokus të punës së tyre, ka zgjedhur të japë një mesazh të shkurtër, por domethënës: bashkëpunimin e të gjithë faktorëve në vend dhe jashtë tij për të përmirësuar imazhin e vendit.

Sipas ministrit të Jashtëm, tani, që shqiptarët, kanë një status të ri dhe udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, prezantimi i vlerave më të mira të kombit është sfida kryesore për vendin.

“Ne shqiptarët kemi shumë vlera, që duhet t’ia bëjmë të ditur botës. Për të hyrë në Europë duhet të jemi konkurentë, konkurentë në ekonomi, por konkurentë edhe në vlera. Ne i kemi këto vlera. Duhet t’i bëjmë të ditura për botën ku do të integrohemi. Ju ftoj të jemi partnerë në këtë ndërmarrje të madhe, që Shqipëria të gëzojë imazhin e një vendi që modernizohet dhe ecën përpara”, është shprehur Haxhinasto.

Top Channel