Trush, përmbytja shemb banesën

23/12/2010 16:00

Pavarësisht se uji i përmbytjes ka një tendencë tërheqjeje në fshatrat e Nënshkodrës, sa më shumë që uji largohet aq më shumë po dalin në sipërfaqe dëmet e mëdha që ka lënë pas përmbytja masive.

Në banesën e Ardian Jukajt, në fshatin Trush, gjysma e ndërtesës është shembur për shkak të qendrimit të gjatë nën ujë. Në këtë shtëpi jetojnë 6 persona, ata u kthyen atje në prag festash.

“Erdhëm për të kaluar festat, por nuk e di si do të jetojmë kështu. Jemi 6 veta dhe nuk e di si do kalojmë jo vetëm festat, por gjithë vitin”, deklaron Adrian Jujkaj.

Kryefamiljari e ka të pamundur të strehojë familjen e tij në këtë rrënojë. Dëmet e përmbytjes i ngjajnë bombardimeve. Më e vështirë situata është për gratë, të cilat mundohen të vënë pak rregull mes rrënojës.

“Kam vendosur në vend librat e fëmijëve, thash ishallah po thahen, por nuk bëhet gjë. Jemi shkatërruar kompelt. Fëmijët janë të stresuar, jemi në mjerim”, shprehet gruaja e tij.

Kjo familje pa ndihmën e shtetit e ka të pamundur të kalojë dimrin dhe të vijojë jetesën. Shtëpia dhe prona janë shkatërruar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta