Tropojë, zjarr në banesë, dy të vdekur

23/12/2010 08:55

Një zjarr në një banesë në fshatin Degë, në Tropojë ka shkaktuar vdekjen e dy grave të moshuara.

Nga flakët kanë humbur jetën Bute Osmanaj, 92 vjeçe, dhe Zoje Osmanaj, 60 vjeçe.

Pjesëtarët e tjerë të familjes kanë arritur t’i shpëtojnë zjarrit.

Mendohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një shkëndijë elektrike.

Top Channel