“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Një grup tifozësh maqedonas, në një ndeshje basketbolli të zhvilluar në Shkup, kanë djegur flamurin shqiptar dhe kanë brohoritur parulla anti-shqiptare.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Ina”, sipas të cilës ndeshja është zhvilluar ditën e djeshme, mes ekipit maqedonas Rabotnicki dhe atij shqiptar KB Liria.
Sipas burimit, tifozët maqedonas kanë brohoritur më parë parullat “shqiptar i vdekur” dhe “dhoma gazi për shqiptarët” dhe më pas kanë djegur flamurin kuqezi.
Ngjarja e ndodhur në pallatin e sportit të Shkupit ka qenë e ngjashme me atë të ndodhur pak muaj më parë në Itali, ku huliganë serbë dogjën flamurin e kombit shqiptar.
“INA” shton më tej se ndaj ngjarjes nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e forcave të rendit që ishin të pranishme në stadium.
Top Channel