
9350 punonjës të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, nga të cilët 2000 mjekë familjeje, të përgjithshëm dhe specialistë, si dhe 6600 infermierë do të përfitojnë bonus, deri në një pagë për performancë të mirë dhe cilësi shërbimi ofruar ndaj pacinetëve.
“Treguesi i performancës është realizuar në 50%, në qendra shëndetësore në 35%. Ndërsa treguesit e bnonusit janë realizuar mbi 50%. Parashikohen 260 milionë lekë për mjekët e qendrave shëndetësore”, ka deklaruar Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së.
Sipas drejtores Hana, matja e cilësisë së shërbimit bëhet përmes 9 indikatorëve, mes të cilëve përqindja e pacientëve të regjistruar, që janë vizituar për herë të parë gjatë vitit, përqindja e grave shtatzëna që marrin vizitën e parë shëndetësore të detyrueshme nga personeli shëndetësor, përqindja e fëmijëve 0-1 vjec, që kanë kryer vizitat në qendrat shëndetësore, përqindja e stafit që merr pjesë në edukimin mjekësor të vazhdueshem.
Top Channel