Kush po vjedh, zoti Ruli?

23/12/2010 20:40

“Parafolësi s’ka bërë asnjë detyrë deri më sot, përvec akuzës së lejes. Përvec kësaj, nuk the asnjë akuzë përvec atyre të formuluara nga menaxherët e një mediaje që nuk mori dot një pjesë tek ish-ekspozita. Ju jeni vetëm zëdhënësi i asaj mediaje”

Keto ishin fjalet e ministrit Ruli ne parlament. Sa herë akuzohet për afera nga më të ndryshmet, zoti Ruli ka bërë modë të sulmojë Top Channel.

Por së fundmi, zoti Ruli me një fjalor vulgar dhe jashtë etikës ka akuzuar Top Channel për vjedhje. Top Channel ka bërë publik një dokument në funksion të misionit të tij si media për të bërë transparencën përpara publikut që e ndjek, duke evidentuar një dokument të firmosur prej vetë ministrit Genc Ruli, se si ai i ka krijuar lehtësi nje investitori për koncesionin e kromit në Bulqizë, kontratë që është miratuar në Kuvend dhe që vetëm Kuvendi mund ta ndryshojë, duke e kaluar atë në procedurë përmes komisioneve dhe më pas në seancë.

Jo ministri Ruli, pa procedurë dhe vetëm për 24 orë. Shpesh herë jemi përballur me politikanë që ushtrojnë presion mbi mediat, për të na penguar të bëjmë transparencë lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me interesin e njerëzve për përdorimin prej qeverive të pasurisë publike.

Në këtë kontekst jemi përballur jo pak herë jo me përgjigje për pyetjet e ngritura, por me akuza nga më të ndryshmet prej tyre, që synim nuk ka qenë llogaridhënia, por tërheqja e vëmendjes nga denoncimet që u janë bërë.

Top Channel nuk ka dashur të abuzoje me asnjë ambjent. Top Channel ka firmosur një kontratë ligjore me ministrin Ruli për të marrë në përdorim ambjentet publike dhe pavarësisht shkeljes së saj prej këtij të fundit, vazhdon t’i paguajë në menyrë korrekte detyrimet financiare shtetit shqiptar.

Top Channel është taksapaguesi më i madh dhe më i rregullt në fushën e medias, ka investuar miliona euro, ka të punësuar 600 punonjës dhe plotëson cdo detyrim financiar ndaj tyre dhe shtetit shqiptar.

Top Channel e ka bazuar aktivitetin e tij tek informimi dhe argëtimi dhe asnjëherë te përfitimet e paligjshme. Afera për të cilat akuzohet zoti Ruli, jo për faj të Top Channel dhe jo për ndonjë marrëdhënie me Top Channel.

Nëse zoti Ruli ka pretendime lidhur me Top Channel, le t’i drejtohet organeve kompetente. Sikurse edhe Top Channel do të ndjekë rrugën ligjore për deklaratat e fundit të zotit Ruli.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta