“Kadriovski”, kreu i PS-së takon Ina Ramën

23/12/2010 13:50

Shefi i opozitës shqiptare, Edi Rama, ka takuar për herë të parë në zyrën e saj, prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. (UPDATE)

Zyrtarisht flitet për një takim, ku është diskutuar çështja
“Kadriovski”, i cili “shantazhoi dhe shpifi” një ditë më parë, ndaj
deputetit socialist Erion Braçe dhe vetë kryetarit të Partisë
Socialiste Edi Rama.

Prokuroria nuk bën të ditura detaje në lidhje me takimin, ndërkohë që konfirmon nisjen e hetimeve, pas kërkesës së deputetit Braçe, i cili bëri kallëzim penal ndaj shqiptaro-maqedonasit, Daut Kadriovski për shpifje dhe shantazh.

Kërkesa e bërë mesditën e së mërkurës nga deputeti Braçe, pasi u shqyrtua nga Prokuroria e Tiranës, u gjetën prova të mjaftueshme për nisjen e këtij proçedimi penal.

Kreu socialist Rama dhe deputeti Braçe, një ditë përpara se ta bënin publike, kërcenimin e Kadriovskit, u takuan edhe me presidentin e Republikës Bamir Topin.

Gjatë publikimit të akuzës së tij, deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi kryeministrin Berisha se qendron pas një kërcënimi që i u bë atij dhe kryetarit socialist Edi Rama.

Braçe tregoi në konferencën për shtyp se të henën e kësaj jave i kishte mbërritur një zarf me një kartolinë dhe me një disk brenda ku shkruhej, se kishte 24 orë kohë para se përmbajtja e diskut t’i shpërndahej gjithë televizioneve.

Mbi disk ishte shkruar emri Daut Kadriovskit i cili kishte ngritur akuza ndaj deputetit për vrasje.

Braçe akuzoi direkt kryeministrin Berisha si personi që kërkon t’i mbyllë gojën opozitës.

Top Channel