Ish-ushtarakët, Malaj: Nisma, antikushtetuese

23/12/2010 12:45

Ish ministri i Financave, Arben Malaj është shprehur kundër aktit normativ për pensionet e ish ushtarakëve që është duke u diskutuar në parlament.

Ai deklaroi se nisma e qeverisë është antikushtetuese.

“Propozimi i qeverisë është antikushtetues, ai ka një qendrim antinjerëzor dhe është cinik. Është antikushtetuese sepse është dhënë një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Jeni në pamundësi juridike për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Nuk janë 7 mijë, por 11 mijë persona që preken. Që kur keni ardhur në pushtet keni mbajtur një qëndrim partiak në lidhje me sistemin e pensioneve”, deklaroi Malaj.

“Keni gjashtë vjet që nuk i jepni zgjidhje kësaj çështjeje duke lënë pa lekë shtresat e prekura. Ju nuk jeni për zgjidhje përderisa për kaq kohë nuk dhatë një zgjidhje. Gjërat nuk zgjidhen politikisht dhe në mënyrë partiake”, theksoi Malaj.

Top Channel