
Duke bërë një retrospektivë, historianët shqiptarë e kanë vlerësuar si një dështak princin hungarez Vidi, i dërguar nga fuqitë evropiane për të menaxhuar situatën në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë.
Në një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel, historiani Artan Lame ka treguar arsyet përse Perëndimi dërgoi Vidin në vendin tonë.
“Kjo ndodhi për disa arsye. Evropa vendosi njeriun e vet në Shqipëri, pasi kishte disa vecanti. Së pari po lindte një shtet i ri, dhe së dyti sepse ky shtet i ri kishte shumë konjuktura me fuqitë. Dhe e treta, kontrasti i fortë që ekzistonte atëherë, cfarë ofronte Evropa dhe ambjenti në Shqipëri”, ka treguar Lame.
Sipas tij, figura e princ vidit ka qenë tërësisht qesharake, pasi ai nuk ka qenë në lartësinë e duhur për të qeverisur një vend kaotik si Shqipëria, gjë që pasqyrohet edhe në disa karikatura.
“Kemi një Shqipëri të sapodalë nga lufta dhe me një situatë shumë kaotike. Ka karikatura ku tregohet princ Vidi i veshur me kostum, me kapele, me papion dhe gjen këtu njerëz gjysmë të egër. Ai është vizatuar gjithashtu edhe i rrëzuar para një gjysmëdërrase ku shkruhet “Parlamenti shqiptar””, ka rrëfyer Lame.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe historiania Ana Lalaj, sipas të cilës Vidi nuk ishte në gjëndje të zgjidhte problemet që kishte Shqipëria pas shpalljes së pavarësisë.
“Shqipëria kishte shumë probleme, sapo kishte filluar jetën e pavarur dhe duhej një politikan i fuqishëm e profesional dhe princ Vidi nuk i plotësonte këto kushte”, thekson Lalaj.
Top Channel