
Deputeti socialist Ilir Gjoni, duke folur në seancën e sotme parlamentare, ka akuzuar qeverinë se po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës, duke e mbajtur larg Parlamentit.
Gjatë fjalës së tij, Gjoni është shprehur se synimi i këtij qëndrimi është miratimi i ligjeve që i interesojnë qeverisë pa pasur pengesën e opozitës.
“Ju nuk e doni opozitën në Kuvend pasi nuk doni që ajo të kontrollojë abuzimet, shkeljet dhe korrupsionin e abuzimeve tuaja. Nuk e doni pasi ligjin për SHISH doni ta kaloni pa u bezdisur, t’i miratoni ligjet në bazë të interesit tuaj të ngushtë. Prandaj nuk doni të hapni kutitë. Ju grabitët zgjedhjet për shkak të interesave të mëdha ekonomike”, ka deklaruar Gjoni.
Më tej anëtari i komisionit parlamentar të sigurisë ka bërë përgjegjëse qeverinë për mungesën e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Top Channel