Drama në familjen e Bleonës

23/12/2010 21:15

Zhdukja e vogëlushes Belona Mata në Kukës ka shkaktuar një dramë në familjen e saj. Muaj të tërë kërkime për vajzën e zhdukur rezultuan të pasuksesshme.

Ndërkohë që për shkak të pasigurisë dhe dyshimeve që kanë lindur edhe vetë brenda familjes së vajzës së zhdukur, dy prindërit e saj po divorcohen me akuza të rënda.

“Mund të ketë gisht. Ose e ka shitur, ose dicka tjetër duhet të ketë bërë”, deklaron Zamir Mata, babai i Bleonës.

Ndërsa nëna e vajzës mohon cdo akuzë që bëhet ndaj saj. “Aspak e vërtetë. Asnjë nënë si puna ime që filloi pa rreshtur kërkimet e Bleonës nuk do ta bënte këtë. Iu drejtova me zemër të plotë gjykatës, sepse babai akuzon dhe nuk e kupton se cfarë është fati i jetës”, shprehet Bukurie Mata, nëna e Bleonës.

Në seancën e parë gjykata nuk ka mundur të pajtojë bashkëshortët dhe tani pritet që në seancën e radhës të vendoset kujdestaria e djalit të vogël.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta