
Deputeti socialist, Namik Dokle nga foltorja e Kuvendit u shpreh se mazhoranca nuk e do transparencën elektorale për të mbajtur në terr, siç tha ai, vjedhjen e pronave të shqiptarëve.
“Ju e doni terrin elektoral për të vjedhur bregdetin, pronat e shqiptarëve e gjithë Shqipërinë. Synoni të kapni parlamentin për të kontrolluar të gjithë shtetin. Pasi janë nështruar me dhunë partiake deputetët e mazhorancës, kërkoni që me anë të dhunës verbale të mbyllni gojën e opozitës”, tha Dokle.
Më tej deputeti socialist përmendi disa raste, ku sipas tij është vënë re një shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit. Ai përmendi edhe kritikat e Këshillit të Europës për mënyrën e drejtimit të këtij institucioni dhe fajësoi për këtë kryetaren Topalli dhe kryeministrin Berisha.
Pas deputetit Dokle fjalën e mori deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda. Doda akuzoi opozitën se është e përfshirë në korrupsion, e veçanërisht sipas saj në Bashkinë e Tiranës.
Top Channel