Bode, vërejtje Rulit për minierat

23/12/2010 09:00

Prej tre vitesh, Ministria e Financave ka ngritur një sistem të ri monitorimi për shpenzimet buxhetore, përmes të cilit u kërkon llogari institucioneve kryesore sesi i kanë shpenzuar fondet dhe arritjen e objektivave.

Në një raport mbi vitin 2008, periudhë ku ministri i Ekonomisë, Genc Ruli kishte nisur një fushatë licencash minerale dhe kur zonën kryesore në Bulqizë e kontrollonte ‘ACR’, ministri i Financave, Ridvan Bode vinte në dukje disa anomali në paraqitjen e raportit nga METE.

Lidhur me shpenzimet në miniera dhe objektivin e arritur me investimet, Ministria e Financave thoshte se, “raporti i METE-s paraqet mungesë cilësie në paraqitjen e problemeve, për të dhënat e pakta dhe analizë të dobët”.

Top Channel