
Kryetari i PS, Edi Rama u takua me pjesëtarët e rrjetit rinor të kryeqytetit, me të cilët diskutoi një seri cështjesh të përditshme, që nga rritja e pensioneve, rritja paralele e cmimeve, e faturave të energjisë, medikamenteve, shtimin me ritme alarmante të universiteteve e paralelisht rritjen e papunësisë.
Shefi i opozitës kritikoi qëndrimin e qeverisë përballë fenomeneve të tilla, ndërsa u shpreh se, Shqiperia është vendi i universiteteve që nuk japin, por prodhojnë diploma.
“Në fakt, qeveria përkohësisht nuk mund të thuhet se nuk e ka zgjidhur këtë problem duke shmangur ballafaqimin me gjeneratën tuaj. Gjenerata juaj ka një pyetje, ku do punojë? Kjo është dhënë me një përgjigje të gabuar, shko në shkollë, kudo ku ka një universitet, ka një diplomë dhe po të mos jesh fare prezent. Ndërkohë që pikëpyetja shkon duke u zmadhuar, sepse të takon një diplomë, por ku është tregu i punës, mundësitë për të konkuruar me dije?”, është shprehur Rama.
Duke folur për politikën e vjetër, Rama theksoi se është pikërisht ajo që po mban vendin larg nga Europa.
Top Channel