Tiranë, përrfundon ura tek Teknologjiku

22/12/2010 16:00

Kanë përfunduar punimet në urën e re pranë Shkollës Teknologjike në Tiranë, e cila konsiderohet si nyje kryesore për zhbllokimin e trafikut në kryeqytet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama u shpreh se punimet e urës duhej të kishin ecur paralel me ato të unazës së madhe të Tiranës nëse nuk do të ishte bllokuar nga qeveria.

“Ajo unazë është marrë peng nga pushteti i votave të vjedhura që kërkon me mjete të vjetra të egërsojë dhe të inatosë qytetarët me bashkinë, duke i vënë përpara situatash të vështira, që ne do t’i kishim zgjidhur po të mos ishim penguar. Por puna jonë vazhdon, asgjë nuk na ndalon dot, pasi rruga e Tiranës evropiane është e pandalshme”, ka deklaruar Rama.

Ura e re me gjerësi 30 metra, me dy kalime me gjerësi 11.5 secila, ka përfunduar 4 muaj para afatit me qëllim për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve gjatë ditëve të festave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta