Shitja e Karavastasë, noteri: S’pati presion

22/12/2010 23:00

Seanca gjyqësore e radhës ndaj Alfred Shkurtit, i njohur si Aldo Bare, vijoi me pyetjen e noterit Adrian Karroqi që ka noterizuar shitjen e aksioneve të ndërmarrjes së peshkimit në Lagunën e Karavastasë.

Noteri deklaroi në sallën e gjyqit se të gjithë aksionerët e Lagunës, kishin firmosur me vullnetin e tyre të lirë dhe në prezencën e tij dhe së gjatë nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka patur asnjë presion.

Noteri Karroqi tha se shumica e firmave për shitjen e aksioneve, ishin hedhur në zyrën e tij në Lushnje dhe vetëm 2 apo 3 persona, kishin firmosur në ambientet e Lagunës.

Pas kësaj dëshmie, e cila ishte në favor të të pandehurit,  Alfred Shkurti, ose Aldo Bare, i vazhdoi deklaratat e tij kërcënuese në lidhje me Lagunën e Karavastasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA