Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka deklaruar se me kryetarin e PDK-së Hashim Thaci nuk ka arritur një marrëveshje konkrete për koalicionin qeverisës.

Në një intervistë për BBC, Pacolli është shprehur se takimi me kryeministrin e Kosovës ka qenë i zakonshëm, por që do të pasohet nga takime të tjera.

“Unë jam njeri konstruktiv dhe nuk shmang takimet me askënd. Në këtë kuadër e kam takuar edhe kryeministrin në ikje Hashim Thaci dhe jemi pajtuar, në parim, për mundësinë e një qeverie të koalicionit. Por, asgjë më shumë”, ka pohuar Pacolli.

Më tej ai i ka cilësuar si personale deklaratat e nënkryetares Mimoza Kusari Lila, se AKR nuk do të bëjë koalicion me njerëz si Fatmir Limaj.

“Ndaj zotit Limaj nuk është dëshmuar akoma asgjë dhe akoma nuk ka ndonjë vendim gjykate. Kështu që deklarata e zonjës Kusari, ku përmendet edhe emri i zotit Limaj, është qëndrim personal i saj dhe jo i partisë”, ka shtuar Pacolli.

Top Channel