Ngjela: Zgjedhje të parakohshme

22/12/2010 15:35

Në emër të opozitës së bashkuar, Spartak Ngjela paralajmëroi një pështjellim të madh, sic e quajti ai, nëse refuzohet komisioni hetimor për zgjedhjet.

Zoti Ngjela foli për zgjedhje të parakohshme, si nevojë për një qeverisje më të mirë.

“Refuzimi i këtij komisioni provon në mënyrë të plotë manipulimin e zgjedhjeve. Manipulimi i zgjedhjeve jep paligjësinë e qeverisë dhe paligjësia e qeverisë i jep të drejtën popullit opozitar të dalë për të krijuar gjendjen e zgjedhjeve të parakohshme me forcën e protestave masive. Mosqeverisja, paligjësia e qeverisë dhe korrupsioni konvergojnë në një pikë: kjo qeveri duhet të largohet. Në rast se nuk largohet dhe refuzon të bëjë transparencën do të ketë përplasje të madhe shoqërore”, ka deklaruar Ngjela.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta