
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se në rajon, krahas viruseve të gripit stinor, ka nisur të qarkullojë sërish edhe virusi i gripit A/H1N1, i njohur si gripi i shpendëve.
Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero shprehet se ky dikaster ka rritur gatishmërinë e sistemit “Alert”, për të monitoruar dhe vlerësuar situatën në lidhje me masat që duhet të ndërmerren, pasi mbivendosja e virusit të gripit stinor me atë A/H1N1 përbën risk të lartë për qytetarët.
“Fakti që fare pranë nesh, në Kosovë, është verifikuar dicka e tillë, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë t’i paraprijë në kohë një epidemije të mundshme për të mundësuar në kohë trajtimin e rasteve të mundshme, me vaksinim edhe kundër gripit stinor, e cila është e parrezikshme dhe e sigurtë”, ka deklaruar Pipero.
Specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë u bëjnë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm për higjenën personale, evitimin e frekuentimit të ambienteve të mbyllura dhe më shumë njerëz ku virusi mund të përhapet më shpejt.
Më shumë kudjes duhet treguar për fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë, të cilët konsiderohen si grupet më të riskuar dhe më të ekspozuar ndaj viruseve.
Top Channel