Doktorët: Djali juaj është vajzë!

22/12/2010 10:20

Një çift gëzoi për lindjen e djalit të parë derisa, një muaj më vonë, zbuluan se në fakt fëmija ishte vajzë.

Kenny Hiscock fillimisht dukej se kishte organe gjenitale mashkullore. Por, katër javë më vonë, mamaja e fëmijës Madaleshia (29 vjeç) dhe babai Kenneth (30 vjeç) ndjenë se diçka nuk shkonte.

Prindërit e kthyen sërish në spital Kenny-n dhe pas testeve zbuluan se fëmija ishte vajzë.

Organet gjenitale të fëmijës ishin zmadhuar për shkak të mungesës së një enzime e cila kishte shkaktuar një prodhim anormal hormonesh.

Cifti nga Afrika e Jugut i ka ndërruar emrin Kenny-t në McKenzy dhe po marrin në konsideratë mundësinë e operacionit.

Madeleisha, nëna e fëmijës, tha: “Doktorët thanë që fëmija nuk është mashkull ose femër, por diçka mes të dyjave.”

“Por, ne kemi një vajzë të bukur dhe jemi krenarë për të”, përfundoi Madeleisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta