Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Vesli ka deklaruar se raporti i Dick Marty, që akuzon UCK-në për trafik organesh, është një përpjekje e pastër për të sabotuar procesin e paqes në Ballkan.

Sipas Veselit, një sipërmarrje e tillë nuk ndihmon në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës që pritet të hapet së shpejti.

“Raporte të tilla, që nuk mbështeten në fakte, prova dhe pa ndonjë investigim profesional, janë bërë kundër përpjekjeve të kosovarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të sjellë paqen dhe tolerancën në rajon”, ka pohuar Veseli.

Vetë Veseli është një prej personave të përmendur në raportin e Dick Marty, i cili akuzon ish-lidershipin e UCK-së për aktivitete të rënda kriminale.

Ditën e djeshme, një grup personash që përmenden në raport njoftuan padinë ndaj raportuesit të KiE përmes Dhomës së Avokatisë së Kosovës.

Top Channel