Tirana e nëndheshme

21/12/2010 19:00

Një rrjetë e vërtetë merimange shtrihet poshtë sheshit më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Ky sistem tunelesh dhe katakombesh ka shërbyer në zanafillën e tij si një mjet komunikimi midis institucioneve qendrore të shtetit. Por për shumë vite, ekzistenca e tyre është mohuar.

Janë të paktë njerëzit që mund të na e përshkruajnë këtë botë të nëndheshme. Një nga inxhinierët që punon për projektin e rigjenerimit të sheshit Skënderbej na shoqëron në udhëtimin tonë prej personazhesh të Zhyl Vernit në qendër të tokës.

“Ka pasur një lloj habie përsa i përket shumë rrjeteve inxhinierike të panjohura”, shprehet inxhinieri.

Por le të shohim se çfarë ka realisht nëpër tunele dhe mos harroni që nuk po flasim për kanalizime të thjeshta por për rrugë komunikuese të mirëfillta.

Për vite me radhë kanë ekzistuar legjenda urbane se paria komuniste lëvizte në mënyrë sekrete nga njëra godinë në tjetrën.

Megjithatë, disa prej tuneleve kryesore mbeten të rezervuara për sytë e publikut. Edhe inxhinierët e specializuar nuk kanë akses të plotë në disa prej tyre e kryesisht në atë që lidh Ministrinë e Brendshme me atë të Mbrojtjes si dhe për disa të tjerë për të cilët flitet se lidhnin bllokun rezidencial të udhëheqjes komuniste me institucionet.

“Një pjesë e tyre janë galeri nëntokësore të përdorura besoj për komunikime midis institucioneve”, vazhdon më tej inxhinieri.

Edhe pse mijëra makina kalojnë çdo ditë, këto kalime që shpesh kryqëzohen duket se kanë ndërmend të mbartin për shumë kohë sekrete dhe mistere. Pyetja kryesore që kanë sot në kokë shumë nga specialistët dhe qytetarët është: çfarë do të bëjmë me këto tunele?

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta