Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron për Top Channel se është gati të hedhë dritë mbi akuzat e Dik Martit, pasi sqarimi i çështjes është në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi e cilësoi raportin si një lëvizje politike dhe tregon për bazat e UÇK-së e të burgosurit serbë gjatë kohës së luftës.

“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë legale dhe politike. Është një trillim dhe një ngjarje e sajuar. Unë dua të besoj se do të tejkalohet shpejt me gjithë pasjot e dëmtimit të imazhit të Kosovës, proçesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, dy shteteve shqiptare dhe kombit shqiptar dhe një sulm ndaj proçesit të dialogut Kosovë-Serbi që do të fillonte”, është shprehur Thaçi.

“UÇK dhe populli i Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne kemi nje prezencë ndërkombëtare prej 12 vitesh që ka investiguar çështje të ngritura nga institucionet ndërkombëtare”, theksoi ai.
 
Të plotë intervistën e kryeministrit kosovar mund ta shikoni në videon bashkangjitur lajmit.

Top Channel