Taksat e Tiranës me ambjente të reja

21/12/2010 16:20

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore është zhvendosur në ambientet e reja të ish uzinës mekanike në Tiranë.

Subjektet private që shlyejnë detyrimet ndaj Bashkisë së Tiranës tashmë kanë ambiente më komode duke nisur që nga regjistrimi i tyre fillestar ku janë vënë në dispozicion 7 sportele nëpërmjet të cilëve jepet informacion i detajuar.

“Më në fund një ambicie e bërë realitet me kushte evropiane per të mirepritur të gjitha ata që paguajnë detyrime si sipërmarrës në Tiranë të cilëve u jemi mirënjohës për të gjitha kontributet e tyre”, është shprehur Rama.

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore po implementon një projekt me qëllim që të gjithë tatimpaguesit e Bashkisë së Tiranës të mund të paguajnë online detyrimet tatimore gjatë vitit 2011.

Në këto ambiente janë të vendosura Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin Urban si dhe Shërbimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Top Channel