Spahiu: Gjyqtarët pa imunitet

21/12/2010 16:00

Drejtori i misionit USAID në Shqipëri, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë tre ndihmojnë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor. (UPDATE)

Zoti Jozef Uilliams theksoi edhe se objektivi i amerikanëve do të mbetet përveç transparencës dhe drejtësisë edhe përmirësimi i arsimit juridik.

Ministri i Drejtësisë, Nishani vlerësoi faktin e mbledhjes së aktorëve kryesorë për diskutimin e çështjeve të drejtësisë, ndërsa nënkryetari i KLD-së ka kërkuar heqjen e imunitetit për gjyqtarët.

“Imuniteti është kthyer në një tabu i cili duhet thyer. Shfrytëzoj rastin për të dhënë dy mesazhe në kuvendin e Shqipërisë që ka ardhur momenti që imuniteti i gjyqtarëve nuk mund të kthehet në një tabu e cila shpeshherë shpërdorohet dhe pengon organin e akuzës për të penguar organin e akuzës të bëjë hetime në gjyqësor. I bëj thirrje kuvendit të Shqipërisë për të gjetur mundësinë dhe vullnetin politik për të miratuar projektligjin e miratuar nga Ministria e Drejtësisë për ngritjen e Gjykatave Administrative”, është shprehur Spahiu.

Programi i USAID “Për një drejtësi, më transparente, të efektshme dhe të përgjegjshme në Shqipëri”, do të përfshijë edhe rolin mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB