Spahiu: Forcimi i drejtësisë, e drejtë qytetare

21/12/2010 10:30

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se forcimi i sistemit të drejtësisë në vend është dicka e domosdoshme.

Deklaratën e tij Spahiu e ka bërë gjatë një seminari, ku agjencia amerikane USAID ka prezantuar projektin për forcimin e këtij sektori.

“Imuniteti i gjyqtarëve është një tabu që duhet të thyhet. Standartet e gjyqësorit janë një e drejtë e qytetarëve”, ka pohuar Spahiu.

Më tej numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka shtuar se një tjetër domosdoshmëri për vendin është miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta