Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ekstradojnë së shpejti në Serbi një shtetas amerikan, i cili akuzohet se gjatë Luftës së Dytë Botërore ndihmoi në shfarrosjen e 17 000 hebrenjve.

Kërkesa u parashtrua në Kongresin e Komunitetit Hebre (WJC), sot gjatë drekës, bëri të ditur “Associated Press”. 88-vjeçari Peter Egner, i cili jeton paqesisht në afërsi të Seattle, ka shërbyer në rininë e tij në një division eses në Ballkan.

”Jo vetëm Komuniteti i Hebrenjve në Serbi, por në të gjithë botën, pret që kriminelët nazistë të Luftës së Dytë Botërore të sillen përballë drejtësisë dhe të dënohen për veprimet e tyre, pavarëeisht moshës së thyer që mund të kenë në ditët e sotme”, deklaroi presidenti i WJC, Ronald Lauder.

Serbia i kërkoi formalisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës ekstradimin e Egnerit një muaj më parë, për t’u përballur me akuzat e genocidit. 88-vjeçari lindi në ish-Jugosllavi, por emigroi në vitin 1960 dhe fitoi shtetësinë amerikane në 1966-n. SHBA ndalon që mbajtësit e pasaportave amerikane të ekstradohen në vende të tjera në botë, prandaj e vetmja mënyrë që Egner të dalë përpara drejtësisë serbe është heqja e nënshtetësisë.

Diçka e tillë mund të realizohet, pasi ai gënjeu për aktivitetin e jetës së tij deri në vitin 1966, kur aplikoi me sukses për pasaportën amerikane. Provat për pjesëmarrjen e 88-vjeçarit u zbuluan përpara pak kohësh.në arkiva.

Top Channel