Rend, lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit

21/12/2010 11:35

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është larguar nga detyra e tij, duke u emëruar drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Drejtimin e policisë së kryeqytetit e ka marrë drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Saimir Mucaj.

Rrokada është vendosur të kryhet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili ka bërë edhe prezantimin e drejtuesit Mucaj përpara efektivave të bluve në kryeqytet.

Për Vocaj është rezervuar sërish vendi që mbante përpara se të drejtonte Tiranën, në janar të 2009-ës.

Shefi i ri i policisë së Tiranës ka drejtuar më parë policinë e Fierit dhe atë të Elbasanit. Në postin e drejtorit të Elbasanit është emëruar Jashar Vreka.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta