
Shumica e personave të kthyer nga porti detar i Durrësit janë qytetarë që kanë pasur probleme në shtetet e ndryshme të zonës Shengen.
Pas liberalizimit të vizave, përballja e tyre me autoritetet kufitare të fqinjit tonë perëndimor, Italise ka qenë e pakëndshme.
Atyre u është refuzuar hyrja pasi kanë rezultuar me probleme në sistem.
Që nga data 17 e deri me 21 dhjetor nga ky vendkalim kufitar janë kthyer 88 persona.
“Unë kam hyrë në Gjermani në 2003-shin me vizë gjermane dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Duhet të jetë ndonjë keqkuptim”, shprehet një prej qytetarëve të kthyer.
Ndërkohë, ndonëse vendi ynë nuk është pjesë e këtij sistemi, në policinë kufitare shqiptare ekziston lista e personave të dëbuar, pasi ata janë kthyer ndër vite përmes proçedurave të riatdhesimit, por mbrojtja e të dhënave personale nuk i jep kompetencë policisë sonë kufitare që t’i sprapsë ata që në kufirin shqiptar.
Top Channel