Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare që të hetojë sa më parë raportin e Dick Marty, që hedh akuza të rënda ndaj lidershipit kosovar.

Edhe pse e ka vlerësuar si një shpifje përmbajtjen e raportit, Krasniqi ka deklaruar se është drejtësia ajo që duhet të thotë fjalën e fundit.

“Ne kërkojmë nga drejtësia që sa më parë të nisë trajtimin e kësaj cështjeje, sepse sa më parë që ajo të thotë fjalën e saj përfundimtare, aq më i vogël do të jetë dëmi publik që na është shkaktuar dhe aq më shpejt do të vendoset në vend dinjiteti ynë i mëpërkëmbur”, ka pohuar Krasniqi.

Duke shprehur besimin tek drejtësia, presidenti i përkohshëm i Kosovës ka shprehur edhe bindjen se asnjë institucion ndërkombëtar do të vërtetojë akuzat e Dick Marty.

“Jam i sigurt se akuzat e Dick Marty kurrë dhe në asnjë gjykatë ndërkombëtare, të asnjë niveli, nuk do të konfirmohen”, ka shtuar Krasniqi në një shkrim autorial.

Top Channel