PS: Tjetër aferë e Rulit

21/12/2010 15:25

Pas publikimit të skandalit me konçesionin e minierës së Bulqizës, opozita ka hedhur akuza të forta mbi ish ministrin e Energjetikës, Genc Ruli.

“Ashtu si në rastin e konçesioneve, ashtu si në rastin e liçencave për HEC-et, ashtu si në rastin e privatizimeve korruptive, kjo aferë sërish mban firmën e Genc Rulit. Ndryshimi i vetëm është se në këtë rast ministri Ruli nuk ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme financiare, por ka toleruar edhe humbjen e jetës së minatorëve të Bulqizës në emër të përfitimeve të kompanisë ACR dhe të përfitimeve të tija personale”, është shprehur Shalsi.

Ai i ka kërkuar autoriteteve që të mos heshtin për këtë rast të pastër korrupsioni, që sipas tij nuk ka pasojë vetëm dëme financiare, por mbi të rëndojnë edhe jetë njerëzish.

“Partia Socialiste i bën thirrje ministrit aktual të Ekonomisë që të shpjegojë këtë rast flagrant abuzimi. Por mbi të gjitha i bëjmë thirrje Sali Berishës që të japë llogari përpara familjeve të minatorëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtij korrupsioni se ç’masa do të marrë për këtë shkelje të ministrit Ruli. Dhe në fund një pyetje për prokuroren e përgjithshme: Çfarë tjetër duhet të bëjë një ministër në shkelje të ligjit për t’u marrë i pandehur?”, tha Shalsi.

Pak ditë para se të linte detyrën si ministër i Energjetikës, Genc Ruli ka miratuar me nismën e tij ndryshimin e marrëveshjes konçesionare me kompaninë ACR duke i falur shkeljet për mosrealizimin e investimeve, por edhe duke i hequr penalitetet. Një veprim që sipas ekspertëve, përveçse i paligjshëm pasi ka anashkaluar kuvendin dhe qeverinë, i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth tre milionë euro dëme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta