
Raportuesi i KiE, Dick Marty ka deklaruar se është në interesin e vetë lidershipit politik kosovar që të zbardhen akuzat për trafik organesh njerëzore.
“Është në interes të vetë kryeministrit Hashim Thaci që të konfirmohet e vërteta”, ka pohuar Marty për radion ruse “Eho Moska”.
Marty, i cili ndodhet në Rusi për hartimin e një raporti mbi konfliktin
me Gjeorgjinë, ka refuzuar të bëjë parashikime për të ardhmen. “Për këtë
është e vështirë të flitet” është shprehur ai.
Sipas Marty, detyra e tij ka qenë vetëm hartimi i raportit dhe i takon
qeverive të vendeve evropiane për të nxjerrë përfundimet.
Duke mos u tërhequr nga akuzat e tij, raportuesi ka theksuar se, nuk
mund të ndërtohet e ardhmja pa u zbardhur më parë ngjarjet e së
kaluarës.
“Thaci është një lider i rëndësishëm i krimit të organizuar kosovar, për
të cilin ka pasur shumë informacione që gjenden në raporte
ndërkombëtare”, ka thënë Marty.
I pyetur nëse ekzistojnë prova materiale për transplantimin e organeve,
ai ka thënë se ekzistojnë prova për “vendet dhe rrethanat”.
Top Channel