“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Partia Demokratike Shqiptare në opozitë, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim në koalicion me Gruevskin se ka zbritur me 5 përqind numrin e të punësuarve shqiptarë në sektorin publik.
Sipas PDSH në vitin 2010 janë punësuar vetëm 100 shqiptarë. Kjo parti akuzoi BDI edhe për moskrijimin e kushteve për punësim të kuadrove shqiptare në institucionet e shtetit.
“Dy vjet e gjysmë nga pushteti i BDI-së, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur me 18 mijë administratorë të rinj nga të cilët vetëm 800 janë shqiptarë”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI. Me anë të zv/kryeministrit Abylaqim Ademi tha se procesi i mospërfshirjes së shqiptarëve në administratë ka nisur para 3 vjetësh, kohë kur në pushtet ishte edhe Partia Demokratike Shqiptare.
Top Channel