Mal i Zi, dorëhiqet kryeministri Gjukanoviç
21/12/2010 16:55
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, një ndër figurat kryesore në skenën politike të vendit, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Djukanoviç në një konferencë për shtyp në Podgoricë.
Një qeveri e re, sipas mediave lokale, mund të aprovohet nga parlamenti përpara fundit të vitit.
Parashikohet që vendin e Djukanoviç ta zërë zëvendësi i tij, ministri aktual i Financave, Igor Luksic.
Top Channel