Lac, përroi del nga shtrati
21/12/2010 10:40
Pas përmbytjeve masive që përfshinë qarkun e Shkodrës, i ka ardhur radha qytetit të Lacit për t’u mbuluar nga uji.
Përroi i Lacit ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë përmbytur rrugët e qytetit dhe katet e para të pallateve.
Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve lokale, uji ka vërshuar me intensitet duke mbuluar edhe tregun e qytetit.
Autoritetet njoftojnë se janë vënë në lëvizje për zgjidhjen e situatës dhe evakuimin e banorëve të disa zonave nëse do të jetë e nevojshme.
Top Channel