
Çmenduria e Saddam Hussein kalon çdo limit. Këtë e tregon zbulimi i një kopjeje të Kuranit e shkruar tërësisht me gjakun e ish diktatorit.
Lajmin e ka bërë të ditur një artikull të fundit “Guardian” i Londrës.
“Kurani i gjakut” që numëron 114 kapituj dhe më shumë se 300 mijë fjalë, është ruajtur me dëshirë të vetë Saddam-it në xhaminë e madhe të Bagdadit dhe deri më sot ka qenë i sigurtë, larg nga sytë e kureshtarëve.
Libri ka filluar të shkruhet kur Uday, djali i tij i madh, vendosi të afrohet me fenë islamike.
Për dy vjet me mbarimin e viteve 90, ka harxhuar rreth 27 litra gjak nga trupi i tij për të shkruar librin.
Gjithçka është kruer nën asistencën e infermieres së tij të besuar dhe një kaligrafi, Abbas Shakir Joody al-Baghdadi.
Ky i fundit kishte detyrën që të kopjonte me gjakun e marrë të gjithë Kuranin përpara syve të diktatorit.
Top Channel