Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin e Splitit, në Kroaci, ku si pasojë janë djegur tre anije.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, sipas të cilave zjarri është vënë nën kontroll por një nga anijet është fundosur.

Sipas burimeve, shkak i zjarrit është bërë lëshimi i dy fishekzjarreve në drejtim të anijeve nga një diskotekë pranë portit.

Burimet saktësojnë më tej se një prej fishekzjarreve ra në det, ndërsa tjetra tek një nga anijet, duke shkaktuar zjarrin që më pas përfshiu edhe dy mjetet e tjera lundruese.

Top Channel