Kosovë, rinumërim i ngadaltë i votave
21/12/2010 13:15
Nga 760 qendra votimi ku do të bëhej rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, vetëm në 185 prej tyre ka përfunduar procesi.
Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve, Burim Ahmetaj.
Sipas mediave kosovare, Ahmetaj ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se gjatë rinumërimit janë konstatuar shumë parregullësi.
Por nga ana tjetër, disa komisionerë të KQZ-së kanë kritikuar QNR-në për hapa të ngadaltë gjatë rinumërimit të fletëve të votimit.
Vendimi i KQZ-së për rinumërim dhe përsëritje të zgjedhjeve vetëm në tre komuna nuk u prit mirë nga disa parti, në vecanti nga LDK dhe Vetëvendosje.
Top Channel