Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Raportuesi për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka deklaruar për BBC, se Kosovës i duhet sa më shpejt krijimi i qeverisë për shkak të qëndrueshmërisë politike në vend dhe për fillimin e dialogut me Beogradin.
Zoti Kacin ka përmendur mundësinë e kandidimit të kryeministrit në dorëheqje për president të vendit, duke e cilësuar këtë hap të mundshëm, pas publikimit të projekt/raportit të Dick Marty.
Kacin është shprehur se në këtë mënyrë mund të shmanget situata aktuale në shtetin e ri, e cila sipas tij është shumë e rëndë dhe bllokuese.
Ai tha se akuzat në projekt/raportin e të dërguarit të KiE-së, Dick Marty, nuk mund të jenë një argument dhe arsyetim për shtyrjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zoti Kacin e cilësoi gatishmërinë e presidentit Tadic dhe kryeministrit Thaçi për t’u takuar si manifestim të vullnetit të mirë dhe pozitiv për fillimin e dialogut.
Top Channel