Gjirokastër, Ruçi merr në drejtim degën e PS

21/12/2010 08:30

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, njëkohësisht deputet i qarkut të Fierit dhe kryetar i grupit parlamentar socialist, së bashku me tre sekretarë të përkohshëm të zgjedhur nga asambleja e rrethit, do të drejtojë krejt veprimtarinë e degës lokale të PS në Gjirokastër deri në zgjedhjet lokale.

Ditët e fundit Ruçi ishte në Gjirokastër si i deleguar i Asamblesë së Përgjithshme dhe në takime të mbyllura për mediat, shoqëruar me një mbledhje maratonë të asamblesë së rrethit ka zhvilluar edhe disa takime me strukturat vendore të kësaj partie të lodhura nga grindjet e brendshme dhe të tronditura nga largimi i deputetit Vangjel Tavo drejt LSI-së.

Të zgjedhur janë tri figura të njohura të socialistëve, Besnik Shehu, ish-kryetar i degës së PS që do të mbulojë problemet organizative të qytetit, Belul Hila, ish-sekretar i këshillit të qarkut dhe Theodhori Millo, drejtues i PS-së në zonën e minoritetit, të cilët do të ndjekin problemet në 12 komunat e rrethit të ndara 6 + 6.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta