Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë po ato që kanë qenë para publikimit të raportit të Dick Marty.

Zëvendësambasadori amerikan në Prishtinë, Michael Murphy ka deklaruar se Departamenti i Shtetit e konsideron Kosovën si një partner të fuqishëm.

“SHBA kanë qëllime të njëjta me qeverinë kosovare, për një shoqëri demokratike e multietnike, të integruar në familjen e kombeve euroatlantike”, ka pohuar Murphy.

Diplomati ka theksuar se, nëse Marty ka ndonjë dëshmi, atëherë duhet t’ua dorëzojë ato autoriteteve kompetente për hetim.

Më tej Murphy ka përgëzuar kryeministrin Thaci, i cili është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me hetuesit.

Top Channel