Xhafaj: Të ngrihet Komisioni për hetimin e zgjedhjeve

20/12/2010 10:10

Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, është shprehur se “Komisioni për hetimin e zgjedhjeve, ku shumicën ta ketë opozita, duhet të ngrihet me shpejtësi” dhe se propozimi i socialistëve “është në përputhje me Kushtetutën”.

Sipas Xhafaj, miratimi i vendimit për ngritjen e këtij komisioni zgjidh krizën politike, ndërsa mosmiratimi i tij bën që transparenca të dështojë dhe të jetë rrezik për manipulimin e zgjedhjeve.

Top Channel